spot_img

Procesi i numërimit të votave për deputetë përfundon në 14 komuna

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë ditur se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, sot deri në ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, përcjell Drenica Sot.

Më 16 shkurt, procesi i numërimit ka filluar edhe në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.

Mund të jetë një imazh i teksti

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA