Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës së tij.
Viktima është identifikuar si Igli Gjoca, banues në fshatin Stjar të Delvinës dhe pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje të thellë tek familjarët dhe të afërmit e viktimës. Mësohet se 31-vjeçari ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




