spot_img

Pesë të lënduar në një aksident trafiku, njëri në gjendje kritike

spot_img
spot_img
spot_img

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur të martën në hyrje të Leposaviqit.

Shefi i planifikimit në Operativën Rajonale Mitrovicë–Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi ka konfirmuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Leposaviqit. Kemi pesë të lënduar, ku katër prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa një është në gjendje kritike”, deklaroi Baliqi.

Sipas tij, i lënduari rëndë është dërguar në repartin intensiv të spitalit të Mitrovicës së Veriut.

Video:

A20B0D7B-60D6-48B1-A57F-D981505B1BC7

Lajmi i fundit
LAJME TJERA