Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar armë. Pjesë e ndërveprimit operativ e hetimore ishin edhe bastisjet e shtëpive të personave të dyshuar, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e gjashtë armëve të zjarrit: tri pistoleta dhe tri pushkë gjuetie.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilëve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës”





