Në Stacionin Policor Skenderaj, me datë 25.12.2023 ishte raportuar një rast i vjedhjes në tregun e kafshëve në Komunën e Skenderajt, ku një qytetari i ishte vjedhur portofoli (kuleta) me një shumë të parave në të. Në portofol përpos dokumenteve tjera, qytetari kishte pasur edhe kartela bankare ndërsa të dyshuarit pas vjedhjes së kuletës, kishin tërhequr një shumë të parave në bankomat përmes kartelave bankare të viktimës.
Hetuesit policor të Stacionit Policor Skenderaj kanë punuar intensivisht në këtë rast dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e këtij rasti, kështu që me datë 26.01.2024, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin e parë në Prishtinë ndërsa dje me datë 27.01.2024 kanë arrestuar edhe dy persona tjerë të cilët kanë kryer veprën në grup.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorit, personat janë liruar në procedurë të rregullt.