Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit, rreth orës 18:30, hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj kanë ndaluar një automjet të dyshuar, në të cilin ndodheshin tre persona.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Të tre personat janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj një të dyshuari mashkull, 23-vjeçar, është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i substancave narkotike”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.





