Në 24 orët e fundit, policia në Vushtrri dhe Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Në rastin e parë, njësia policore ne Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me katër fishek dhe një sprej.
Ndërsa në rastin e dytë, njësia policore në Skenderaj, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 17 fishek .
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.





