Rastet e vjedhjeve të derivateve nuk janë të rralla në vendin tonë. Herë të vetëm e herë në grup, hajnat arrijnë që të avullojnë sasi të mëdha të derivateve dhe të zhduken, duke shpëtuar nga prangat e Policisë.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, por kësaj radhe i dyshuari është arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast ka bërë të ditur se zyrtarët policorë në Fushë Kosovë e kanë kapur në flagrancë të dyshuarin për vjedhje.
Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia derisa me një gyp plastik po nxirrte derivate nga një ekskavator.
“Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.” – njoftoi Policia.