spot_img

“Policë të pamoralshëm”, flet babai i 16-vjeçarit të rrahur nga policia (VIDEO)

spot_img

Bujar Gjoka, babai i 16-vjeçarit që u rrah nga disa policë në Drenas ka pasur kritika të mëdha në drejtim të tyre, duke i konsideruar të pamoralshëm.

Ai madje ka thënë që gjendja e tij shëndetësore ka qenë tejet e rënduar kur e ka parë videon e rrahjes.

“Në atë moment [pasi e kam parë videon], kom shku te mjeku. Tensioni i zemrës mbi 120 më ka shku. E kam edhe raportin e mjekut”, ka thënë Gjoka për Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Nuk i ka hije një policit me uniformë të Republikës së Kosovës me e rrehë një djalë 16-vjeçar me duar të lidhura”.

“Unë nuk e fajësoj krejt policinë e Kosovës, por individët e pamoralshëm, të pandërgjegjshëm – dhunë brutale ndaj fëmijëve”.

Gjoka madje ka rrëfyer se çfarë i ka thënë djali i tij në lidhje me rrahjen.

“Bab, tha, kur më kanë kapë – e ka pasë një duks – ma kanë ndalë frymën, ma kanë qitë gunin këtu, edhe sa kanë mujt më kanë sillë”.

Lexo edhe:  Vazhdojnë vjedhjet në Skenderaj, kësaj rradhe hajnat vizituan fshatin Likoc
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x