spot_img

Polac, Skenderaj: Arrestohet një person pas rrahjes dhe të shtënave me armë zjarri

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Polac të Skenderajt, më 10 gusht 2025, rreth orës 09:00, pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë rrahjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku vetë i dyshuari ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë tretman mjekësor për plagët e pësuara.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një predhë fisheku.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA