spot_img

“Po përzihet Drenasi”: Lladrovci ‘ultimatum’ Krasniqit, po planifikon parti të re për zgjedhje nacionale

spot_img
spot_img
spot_img

Ramiz Lladrovci dhe Partia Demokratike e Kosovës duket se shumë shpejt do t`i ndajnë rrugët përfundimisht. Kjo pasi i pari i Drenasit po planifikon formimin e një subjekti politik për zgjedhje e ardhshme nacionale.

Paralajmërimet e fundit të Ramiz Lladrovcit se me PDK-në do të ketë “beteja te reja”, shumë shpejt do të bëhen realiteti.

Kryetari i Drenasit po planifikon formimin e një subjekte të ri politik për zgjedhjet e reja, duke u ndarë përfundimisht nga PDK-ja.

Burimet e gaztës Nacionale kanë bërë me dije se Lladrovici ka filluar të ndërtojë një listë të kandidatëve për deputetë, me të cilën po synon të garojë në zgjedhje e ardhshme nacionale, të cilët pritet të mbahet brenda këtij viti.

Të njëjta burime i kanë thënë gazetës se për të mos e bërë këtë, LLadrovci ia ka paraqitur disa kushtet lidershipit të PDK-së.

Njëra ndër këto kushte është që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, të jap dorëheqje deri ë 10 nëntor.

Gazeta Nacionale i ka parë disa emrat për të cilët Lladrovci po pretendon se do t`i ketë në listë.

Ata janë figura të njohur politike dhe ushtarake në vend. Disa prej tyre më herët kanë qenë në politike e disa nuk kanë qenë.

Gazeta e ka kontaktuar njërin prej këtyre figurave, duke e pyetur nëse do t`i bashkohet kësaj liste, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Nacionale ka tentuar ta kontaktoi edhe Ramiz Lladrovcit për këtë çështje, por i pari i Drenasit nuk është përgjigjur në telefon.

Nëse Krasniqi i pranon kushtet dhe hapa gara për zgjedhje të brendshme, sipas këtij burimi, Lladrovci ëshët zotuar se emrat e listës së tij do t`i bashkohet PDK-së.

Nga fitorja në Drenas, më 12 tetor, Lladrovci vazhdimisht ka dërguar mesazhe në drejtim të krerëve të PDK-së.

Më 28 tetor, ai ka dhënë një paralajmërim të ashpër për PDK-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”.

Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore!”, ka shkruar ai.

Kurse, në një intervistë për “Pressing”, Lladrovci kushte thënë se përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryesia e PDKK-së murr një vendim të hidhur, sepse nuk munen me mujt një kamion me një bedel edhe me u lshu krejt kryesia…. Në qoftë se kryetari i PDK thotë se nuk ka nevojë për strukturën e kryetarit të Lladrovcit me na ndihmu në asnjë komunë, unë me zor kërkujna smujna me i shku, por përgjegjësia e dytë vjen edhe një herë mbi të”, ka thënë Lladrovci.

Kurse, kur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është pyetur nëse ka vend më në PDK për Lladrovcin, ai nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë.

Zoti Lladrovci nuk është përjashtuar, ka dalë vet”, ka thënë Krasniqi gjatë një interviste në “Rubikon”.

Gjatë verës, Ramiz Lladrovci ka formuar një subjekt të ri politik të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), më të cilin i ka fituar garën për kryetar të Drenasit më 12 tetor.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi Kryesia e PDK-së kishin vendosur që kandidat për kryetar të Drenasit të zgjedhin Petrit Hajdarin dhe jo Lladrovcin.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA