Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua nga Drenasi, pasi e njëjta ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës nga bashkëshorti.
Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para Policisë, bashkëshorti i saj për shkak të një konflikti verbal mes tyre, ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kërcënuar.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.