spot_img

Pilotët e FSK-së Afrim Zabeli, Krenar Voca dhe Atdhe Hasani përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Turqi

spot_img
spot_img
spot_img

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë oficerët, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë.

Ky trajnim nuk ishte vetëm një përditësim teknik – ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që ata bartin çdo ditë mbi supe.

Gjatë trajnimit, pilotët e FSK-së zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar.

dr besnik shehu

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA