Urime Dita e Çlirimit Kosovë! 🇽🇰
Liria jonë ka emra, ka plagë, ka varre dhe nuk duhet të harrojmë kurrë.
Skena politike dhe vendi ynë është i gjymtë, ngaqë nuk i ka njerëzit që i dhanë frymë e jetë shtetit të Kosovës.
Ata shërbejnë si pasqyrë ku Kosova mund ta shohë veten, përpjekjen e vet për liri dhe kostot, shpesh tepër të mëdha, që janë paguar.
Faleminderit UÇK-së për sakrificën!
Faleminderit NATO-s dhe SHBA-së për mbështetjen në ditët më të vështira!
Rrnofsh përjetësisht Kosovë me kujtimin për të rënët dhe amanetin për të gjallët!
- Advertisement -