spot_img

Petrit Hajdari takon ushtarët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu”: Nderim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

spot_img
spot_img

Petrit Hajdari ka zhvilluar një takim me ushtarët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu”, komandant Luanin dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai e vlerësoi këtë takim si një moment të veçantë për të kujtuar dhe nderuar rrënjët e forta të kombit.

“Vendi që i di rrënjët e veta e ka të sigurt të ardhmen. E rrënjët nuk na i ka forcuar askush më shumë se këta burra që trupin e shpirtin e kanë vënë në shërbim të atdheut,” tha Hajdari, duke shprehur respektin e tij të thellë për sakrificat e veteranëve.

Hajdari theksoi rëndësinë e mbështetjes së tyre dhe nënvizoi emocionet e forta që ka përjetuar nga ngrohtësia dhe masiviteti i mikpritjes së tyre. “Jo vetëm që ndihem i nderuar, por borxhli tërë jetën,” shtoi ai.

Me besim të plotë në potencialin e Kosovës, Hajdari përsëriti mesazhin: “Kosova mundet ma mirë! Ju meritoni ma mirë!”

#PDK131 ✅

#BedriHamzaKryeministër01 ✅

#MemliKrasniqi02 ✅

#PetritEHajdari51 ✅

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA