spot_img

Petrit Hajdari në takim me qytetarët e Drenasit dhe Arllatit

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit E. Hajdari, ka zhvilluar sot takime me qytetarët e Drenasit dhe të Arllatit, ku u diskutua për sfidat dhe problemet e shumta me të cilat po ballafaqohen ata.

“Takimi i sotëm ishte një nga shumë takimet e dëgjimit të qytetarëve dhe diskutimit të hapur me ta. Zgjedhjet e 12 tetorit do të jenë zgjidhja për problemet me të cilat padrejtësisht përballet Drenasi. Jemi në sinkron me qytetarët dhe do të ecim përpara si një trup i vetëm,” theksoi Hajdari.

Në Arllat, Hajdari dhe ekipi i tij u pritën me entuziazëm nga banorët, duke dëshmuar mbështetjen e fuqishme për PDK-në dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Tringa Bujupi. “Orët e vona nuk ishin pengesë e entuziazmit qytetar për PDK-në dhe për bashkëfshataren e tyre Tringa Bujupi. Ky entuziazëm e bën Drenasin të veçantë dhe PDK-në unike në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Hajdari.

Ai shtoi se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve janë busulla e programit të PDK-së, duke garantuar se ky program është çelësi i një jete më të mirë në Drenas.

“Bashkë për Drenasin! PDK më e fortë se kurrë në aleancë me qytetarin! Ju falemnderit shumë! Jeni frymëzues!” – përfundoi Hajdari.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA