spot_img

Petrit Hajdari: Frikacak politik, shpifës i dëshpëruar, Kurti përballë frikës nga PDK

spot_img
spot_img

Petrit Hajdari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur atë “të çorientuar, të frikësuar dhe shpifës si gjithmonë”.

Sipas Hajdarit, Kurti vazhdon të shmangë përballjet publike, nuk guxon të japë intervista dhe refuzon debatet, ndërsa kur flet rrallë në publik, merret me shpifje ndaj atyre që ua ka frikën, sidomos ndaj PDK-së.

“Albin Kurti e di se PDK do ta fundosë politikisht, prandaj çirret dhe sulmon”, thuhet në reagim. Hajdari thekson se ka vetëm një kryetar legjitim, të zgjedhur nga organet e saj, dhe se nuk ka nevojë për vlerësimet e Kurtit mbi funksionimin dhe të ardhmen e saj.

“Frikacakut po i dridhet toka nën këmbë. Kur të shan Kurti, je në rrugën e duhur”, përfundon reagimi i ashpër i PDK-së, duke shtuar se lidershipi aktual i partisë është i vendosur ta përballet me Qeverinë e Kurtit në çdo hap.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA