spot_img

Petrit Hajdari 51, Reçaku, trokitja në ndërgjegjen e botës

spot_img

Sot, në këtë ditë të rëndësishme për historinë e Kosovës, kujtojmë masakrën e Reçakut dhe gjakun e pafajshëm që u derdh në atë janar të tmerrshëm të vitit 1999. Ky akt çnjerëzor, i dëshmuar dhe i bërë publik nga diplomati amerikan William Walker, u kthye në thirrje për drejtësi dhe ngacmoi ndërgjegjen e botës, duke nxitur reagime që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

Përgjegjësia jonë si shoqëri mbetet e përhershme: të kujtojmë dhe të mos harrojmë. Të ndërtojmë një të ardhme të ndritur duke mbajtur gjallë kujtesën për ata që dhanë jetën për liri. Kosova, e ndërtuar mbi sakrificën dhe gjakun e martirëve, mbetet dëshmi e qëndresës dhe e shpresës për një jetë më të mirë.

Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë dhe! Reçaku do të mbetet gjithmonë një thirrje për drejtësi dhe një kujtesë për vuajtjet dhe qëndresën e popullit tonë.

Petrit E. Hajdari

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA