spot_img

Petrit Hajdari 51: Mesazhi i fitores së PDK-së arrin edhe në Tërstenik

spot_img
spot_img
spot_img

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të përhapë mesazhin e saj të fitores, duke marrë mbështetje të madhe nga qytetarët në të gjithë vendin. Në Tërstenik, në lagjen Gjoka, mbështetësit e PDK-së pritën me entuziazëm ekipin e partisë, duke konfirmuar përkushtimin për suksesin e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së me numrin 51, u shpreh i vendosur për fitore dhe vlerësoi energjinë pozitive që po reflekton kudo.

“Një falënderim i veçantë shkon për Avni Gjokën, i cili me punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ka dhënë një kontribut të madh për PDK-në. Faleminderit Tërstenik për këtë mbështetje të jashtëzakonshme,” deklaroi Hajdari.

Ai theksoi se qytetarët janë të bashkuar për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe për t’i dhënë vulë fitores së madhe që po vjen.

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon fushatën e saj duke forcuar besimin e qytetarëve në një qeverisje të re, më të mirë dhe më të drejtë.

#PDK131 #bedrihamzakryeminister
#petrithajdari51

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA