Gjatë fushatës, Petrit E. Hajdari u takua me Rion Hajdinin, një moment që e riktheu pas në kohë dhe e mbushi me emocione. Në fillim, ai e pati të vështirë ta njihte djaloshin, pasi kishte ndryshuar shumë ndër vite. Por sapo Rioni i tregoi një fotografi, gjithçka u bë e qartë.
Hajdari kujtoi kohën kur shërbente si diplomat në Lubjanë, kur kishte marrë një telefonatë nga babai i Rionit, Hafizi, që i kishte kërkuar ndihmë për kontaktin me mjekun shqiptar, Dr. Xhevat Lumi, drejtor i spitalit në atë kohë.
“Fotoja e bërë gjatë vizitës sime në spital më emocionoi jashtëzakonisht. Jam shumë i lumtur që e takova përsëri Rionin dhe që sot ai është rritur dhe gëzon shëndet të plotë. Faleminderit shumë, Rion!”, u shpreh Hajdari.
Ky takim i papritur i dha një dimension të veçantë fushatës së tij, duke e kthyer në një kujtim të paharrueshëm të periudhës së shërbimit në Slloveni.