spot_img

Personi që kërcënoi presidenten Osmani intervistohet për disa orë në Polici

spot_img
spot_img
spot_img

Halil Geci është intervistuar për disa orë nga Policia e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Geci është intervistuar pas kërcënimeve ndaj presidentes Vjosa Osmani, të cilin e kishte bërë përmes një postimi në Facebook, ndërsa avokati i tij e ka cilësuar intervistimin e tij nga Polici si “rast i paprecedent”.

Pas intervistimit, Geci është liruar, njoftoi avokati Gazmend Halilaj.

Shkrimi i plotë i avokatit:

RAST I PA PRECEDENT

PRESIDENTIA E QON NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK

Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë.

Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…

Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA