Një incident fizik mes disa personave është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në mbrëmje në komunën e Drenasit, pas një konflikti të nisur në komunikacion.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ku pas mosmarrëveshjeve mes palëve, situata ka eskaluar në përleshje fizike.
Si pasojë e rastit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia ka arrestuar tre të dyshuar, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe një shtetas i huaj.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.





