Dhimbja për Dr. Hafir Shalën mbetet ende e madhe, pasi ai u rrëmbye nga dora gjakatare në fillim të luftës çlirimtare, në një kohë kur kontributi i tij ishte më se i nevojshëm për familjen dhe popullin.

Dr. Hafir Shala vlerësohet si një shembull i lartë i profesionalizmit dhe atdhedashurisë ndër breza. Ai kujtohet si një mjek i përkushtuar dhe humanist, i guximshëm dhe me ndërgjegje të lartë, që shëroi plagët e çlirimtarëve dhe dëshmoi përkushtim ndaj atdheut që nga rinia e hershme.

Edhe pas kaq vitesh, fati i tij mbetet ende i paqartë, ndërsa autorët e këtij krimi nuk janë vënë ende përpara drejtësisë.

Lavdi e përjetshme për heroin e kombit, Dr. Hafir Shala!