Nxënësi i talentuar Haris Bequku po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në garat ndërkombëtare të matematikës.
Falë rezultateve të larta në matematikë, Harisi do të përfaqësojë Kosovën në finalet ndërkombëtare që do të mbahen në Dubai dhe Londër. Ky sukses shënon herën e tretë që ai arrin të kualifikohet në gara të këtij niveli, duke dëshmuar përkushtimin dhe talentin e tij në fushën e matematikës.
Arritjet e tij janë një shembull i shkëlqyer për nxënësit e rinj dhe një krenari për vendin, duke treguar se me punë dhe përkushtim mund të arrihen suksese edhe në arenën ndërkombëtare.





