Policia e Kosovës sot ka mbushur 25 vjet nga themelimi i saj, ndërkaq për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në ceremoninë e organizuar në 25-vjetorin e themelimit.
“Në këtë datë historike të themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetorë do të publikohen dhe do të interpretohen”, tha Kelani.
Ai bëri të ditur se himni është kompozuar nga Valton Beqiri. /Telegrafi/
- Advertisement -