Pas më shumë se dy dekadash në shërbim të rendit dhe sigurisë, polici Bedri Hysenaj i jep fund karrierës së tij profesionale. Ai ka shërbyer në Policinë e Kosovës që nga 22 maji i vitit 2000, duke qenë një ndër figurat më të përkushtuara në Drenas.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Hysenaj u dallua për profesionalizëm, korrektësi dhe përkushtim të lartë në detyrë. Ai ishte gjithmonë pranë qytetarëve, duke fituar respektin dhe besimin e tyre përmes qasjes së tij të afërt dhe njerëzore.
Kontributi i tij në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në komunën e Drenasit do të mbetet i çmuar, ndërsa largimi i tij nga detyra shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në Policinë e Kosovës.
I urojmë shëndet dhe jetë të gjatë në këtë fazë të re të jetës!






