Pas 4 dekadave në arsim, është pensionuar njëri nga mësuesit me të respektuar të Skenderajt, mësuesi Hajriz Bajraj. Ai ka shërbyer në shkollën “Shotë Galica”, në Runik.
Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë një shtyllë e rëndësishme e arsimit, duke udhëhequr me përkushtim e profesionalizëm dhe duke përcjellë me sukses disa gjenerata nxënësish.
Lajmin ë pensioninit e ka dhënë edhe shkolla ku ai shërbeu përmes rrjetit social “facebook”.
Postimi:
Pensionohet mesimdhënësi me 4 dekada në arsim z. Hajriz Bajraj
Urime për pensionimin, mësues i dritës dhe roje e atdheut. Jeta juaj është një urë e ndërtuar mes luftës dhe paqes, mes pushkës dhe librit, mes sakrificës dhe shpresës. Në një kohë kur qielli i Kosovës ishte i rëndë dhe toka kërkonte bijtë e saj, ju u bëtë zë i heshtur i qëndresës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e mbajtur gjallë flakën e lirisë. Kur ajo flakë u bë dritë, ju e morët në duar dhe e çuat nëpër klasa, duke e kthyer në dije për brezat që vinin pas. Për 40 vite me radhë, ju ishit ora që nuk ndaloi, llamba që nuk u shua, dhe rrënja që ushqeu pemën e dijes.
Matematikën e mësuat si rend të jetës, ndërsa jetën si përgjegjësi ndaj atdheut. Sot, ndërsa zbrisni nga ky mal i madh i shërbimit, gjurmët tuaja mbeten të gdhendura në historinë e shkollës dhe të kombit. Pensioni juaj nuk është heshtje, por këngë mirënjohjeje për një jetë të jetuar me gjak për atdheun dhe shpirt për dijen.
Sh.D





