Bashkë me kandidatin për Kuvendin Komunal, Hamit Kastrati, takuam e dëgjuam qytetarët e Nekocit në Odën e Heroit Azem Kastrati. Në këtë vend historik, ku dikur u bashkua UÇK-ja, sot u bashkuam për një Drenas të së ardhmes. Është nder i madh të mblidhemi aty ku historia frymëzon vizionin tonë për ditë më të mira.
PDK bashkë me qytetarët po rrugëton drejt një Drenasi më të mirë, duke dëgjuar e punuar së bashku për zhvillimin e komunës sonë. Falënderim i veçantë për banorët e Nekocit për mikpritjen dhe përkushtimin.
Gjithashtu, kënaqësi e veçantë ishte takimi me Skender Prokshin, komandant batalioni në brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të UÇK-së dhe komandant batalioni i Gardës në FSK. Ai mbetet shembulli më i mirë që dashuria për atdheun nuk shuhet kurrë – një burrë patriot e frymëzues, që i shërben vendit me dinjitet edhe sot.
Pasditeja vazhdoi me një kafe të këndshme me bashkëfshatarë e familjarë – moment relaksimi dhe njëherësh rikonfirmim i mbështetjes së fuqishme që qytetarët po i japin vizionit tonë.
Më pas, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal, Manushaqe Mulaku dhe Artian Krasniqi, takuam qytetarët e Komoranit, ku biseduam për sfidat dhe projektet që presin zgjidhje. Diskutimet me qytetarët janë burimi më i mirë për programe konkrete dhe të realizueshme.
Si PDK, jemi të vendosur ta bëjmë Drenasin model të jetës së mirë dhe dinjitoze.
Bashkë, mundemi!
Petrit E. Hajdari





