spot_img

Pasi hajnat vodhën arkën e Xhamisë në Gllobar, qytetarët e ndershëm dhuruan një të re

spot_img
spot_img
spot_img

Pas dëmtimit të arkës së Xhamisë në fshatin Gllobar nga persona të pandershëm, një gjest i bukur solidariteti ka ardhur nga familja Kiqina, pronarët e kompanisë “Fati”.

Ata kanë dhuruar një arkë të re për Xhami, duke treguar se e mira dhe ndershmëria gjithmonë triumfojnë mbi veprat e shëmtuara.

“Respekt dhe falënderim për familjen Kiqina. Zoti i shpërbleftë e i nderoftë. Faleminderit Besnik Kiqina”, thuhet në njoftimin e Hoxhës së Xhamisë, Arton Morina.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA