Ka vdekur specialisti i Ortopedisë dhe ish-drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga Arllati i Drenasit, Faton Morina.
Lajmin e ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtorë, kolegial dhe i urtë, me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve të rinj.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!