spot_img

Paris Guri thotë se deputeti i VV-së Artan Abrashi për 2 muaj ka marrë 690 euro për naftë nga shteti derisa s’ka veturë të deklaruar

spot_img
spot_img
spot_img

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro naftë, derisa sipas Gurit i njëjti s’ka të deklaruar fare veturë.

Guri këtë postim për Abrashin e ka bërë pasi ky i fundit e kishte cilësuar “si adresa” për incidentin që i ndodhi Fitore Pacollit me një qytetar.

Deputeti i LDK-së ka shkruar tutje se me 690 euro naftë mund të shkosh deri në Norvegji e të kthehesh prapë.

Postimi i plotë:

Ky deputeti që po flet për adresa, i ka marrë prej buxhetit të shtetit 690 euro për naftë vetëm brenda dy muajve, pa pasë makinë të deklaruar fare.

Shumë e çuditshme se qysh po më reagojnë veç këta që kanë keqpërdorë me buxhet të shtetit.

Përndryshe me 690 euro naftë mundesh me shku deri në Norvegji, me u kthy edhe prap të mbesin 1000 km me u sillë në Kosovë.

 

 

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA