spot_img

Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 euro

spot_img
spot_img
spot_img

Bashkësia Islame e Kosovës ka ndarë ndihma financiare për 76 jetimë në prag të festës së Kurban Bajramit.

Sipas njoftimit, secili prej tyre ka përfituar nga 100 euro, me qëllim që fëmijëve jetimë t’u sjellë gëzim dhe buzëqeshje gjatë ditëve të festës.

BIK ka bërë të ditur se kjo ndihmë është pjesë e aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë festave fetare.

Nga ky institucion është theksuar gjithashtu se mbështetja për jetimët dhe kategoritë në nevojë mbetet një ndër prioritetet kryesore të tyre.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA