spot_img

Pacolli dhe Lladrovci nënshkruajnë marrëveshjen 3.01 milionë euro për projektin e Banimit Social Adekuat

spot_img
spot_img
spot_img

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja me komunën e Drenasit për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat

Ky projekt financohet në tërësi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kap shumën prej 3.01 milionë eurosh.

“Me investim prej 3 milionë e 10 mijë euro, në Drenas do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social, ndërsa do të renovohen 15 dhe rindërtohen 7 shtëpi private për familjet e cenueshme. Gjithsej, 58 familje/banesa do të ndihmohen përmes këtij projekti, duke krijuar mundësi të reja për banim të denjë dhe përmirësuar kushtet e jetesës për familjet në nevojë”, thuhet në njoftim.

Postimi:

Lajmi i fundit
LAJME TJERA