spot_img

Osmani “godet” Kurtin nga Praga: Kur ka koordinim me aleatët, suksesi është afatgjatë – kur s’ka, është momental

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është më e rëndësishmja, më ekzistencialja, dhe marrëdhënia më e domosdoshme nga të gjitha aleancat që vendi i ka ndërtuar përgjatë viteve.

Në bisedën e organizuar në kuadër të Forumit GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë, me temën “A janë demokracitë liberale aq të brishta sa kurrë më parë?”, Osmani, siç raporton Klankosova.tv, tha se në orët më të errëta, ShBA-ja shpëtoi popullin tonë nga shkatërrimi i planifikuar.

Megjithatë, ajo tha se ditëve të sotme, ka edhe mospajtime ndonjëherë mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës. Por thotë se mospajtimet nuk janë për synimin përfundimtar, por për rrugën drejt këtij synimi.

“Ditëve të sotme mund të dëgjoni kohë pas kohe deklarata për mospajtime mes zyrtarëve në ShBA dhe qeverisë së Kosovës për disa prej qasjeve, por kurrë për synimin përfundimtar. Nuk ka mospajtime në faktin se edhe Kosova edhe ShBA-ja duan që Kosova të jetë sovrane, e pavarur brenda kufijve të saj aktualë, të suksesshme, prosperuese, multietnike, bazuar në kushtetutën e saj. Por, qasja ndonjëherë për mbajtjen e një Kosove demokratike, sovrane e të fortë, dhe si ta arrijmë këtë, mund të ndryshojë. Qasja, taktikat, nuancat – kemi dallime në këto, por kurrë s’ka pasur e as që ka tani dallime se çfarë Kosove e duam, se cilat janë vlerat themelore të marrëdhënies sonë”.

“Besoj se kur themelet janë të shëndosha, atëherë gjithçka, përkundër sfidave, mund të tejkalohet”, tha Osmani, raporton Klankosova.tv.

E para e shtetit tha se edhe për rrugën për të arritur diçka, mospajtimet nuk janë për rrugën, por ndoshta se sa shpejt duhet të shkohet në atë rrugë.

Lexo edhe:  Ushtria e Kosovës po forcohet me kuadro: Diplomoi oficeri i FSK-së, në Republikën e Kroacisë

“Nuk dua të paraqes se gjithçka është e përkryer, sepse kam qenë shumë e hapur publikisht në pozitën time si presidente, se koordinimi me aleatët kyçë është një prej aspekteve më të rëndësishme të suksesit tonë. Sepse kur koordinohemi me aleatët tanë, veçanërisht me aleatët e sigurisë tonë në terren, atëherë suksesi është më i qëndrueshëm, më afatgjatë. Kur nuk koordinohemi, është sukses momental, mund të duket i mirë, mund të tingëllojë i mirë, por është shumë më fragjil dhe mund të bëhen hapa prapa”.

“Si presidente, këtë qëndrim e kam, dhe besoj fuqishëm që e kemi mësuar këtë se kur mbani aleanca të fuqishme, natyrisht me shtete demokratike, ky është avantazhi juaj, këtu është fuqia juaj. Fuqia jonë më e fortë mbështetet në partneritetet tona”.

Megjithatë, presidentja Osmani e pranoi se “jo të gjithë në Kosovë pajtohet krejtësisht me atë që e them, dhe kjo do të thotë se Kosova është një demokraci e shëndoshë, por sërish, dallimi është mes disave në Kosovë dhe në ShBA se sa shpejt ecim në një rrugë të caktuar, e jo për rrugën apo destinacionin”.

Ndryshme, kryeministri Kurti vazhdimisht po kritikohet nga aleatët ndërkombëtar për veprim të njëanshme dhe të pakoordinuar në veri të Kosovës.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x