Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka filluar fjalimin e saj, që është adresimi vjetor i saj si shefe e shtetit në Kuvendin e Kosovës.
Siç pritej, Osmani e nisi fjalimin me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Osmani theksoi se ky sulm u bë me organizimin e Serbisë, duke shtuar se ky sulm tregon se Serbia nuk është e interesuar për paq.
“Serbia nuk është e interesuar as për paqe, as për fqinjësi të mirë, as për përmbyllje të dialogut.” – deklaroi Osmani, e cila shtoi se viti 2023 ishte një vit me sfida të sigurisë.




