spot_img

Nxënësja nga Skenderaj, Erleta Dajaku zë vendin e dytë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

spot_img
spot_img
spot_img

Drejtori komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka njoftuar për suksesin e nxënëses Erleta Dajaku nga ShMU “Rifat Mëziu”, e cila ka zënë vendin e dytë në nivel kombëtar në Olimpiadën e dytë të përbashkët të Gjuhës Shqipe.

Sipas Durakut, ky sukses është rezultat i talentit dhe punës së palodhshme të nxënëses, por edhe i angazhimit të mësimdhënëses Minire Geci dhe stafit të shkollës.

Ai theksoi se arritja e Erletës është krenari për shkollën, familjen dhe gjithë komunën e Skenderajt, duke i uruar asaj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA