spot_img

Nxënësi nga Skenderaj përfaqëson Kosovën me sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM në Barcelonë

spot_img
spot_img
spot_img

Nxënësi nga Skenderaj, Regond Nuredini, është duke përfaqësuar me krenari Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), e cila po mbahet aktualisht në Barcelonë, Spanjë.

Në këtë ngjarje prestigjioze, që mbledh pjesëmarrës nga mbarë bota, Nida dhe Lisi po garojnë në disiplinat e kodimit, matematikës dhe shkencave natyrore, ku deri më tani kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme. Puna, përkushtimi dhe talenti i tyre janë vlerësuar lartë nga organizatorët dhe juria ndërkombëtare, duke e vendosur Kosovën në mesin e shteteve me përfaqësim të denjë dhe performancë të admirueshme.

Ky sukses është dëshmi e potencialit të rinisë kosovare dhe një shembull frymëzues i asaj që mund të arrihet me mbështetje të duhur dhe mundësi për zhvillim akademik dhe profesional.

Përveçse nderojnë veten dhe shkollën e tyre, Rigondi po i jep një imazh të ndritur Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe janë një burim krenarie për qytetin e Skenderajt dhe gjithë vendin.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA