Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka folur për planifikimet buxhetore të bëra nga Qeveria e Kosovës sa i përket Komunave për vitin 2024.
Nura ka thënë se është e qartë që ndarja buxhetore s’është aspak e drejtë dhe sipas tij buxheti publik s’është as i një Qeverie, ministri
“ Është e qartë, edhe ju e keni pa shpërndarjen buxhetore, që fatkeqësisht që ka lënë një pjesë të komunave jashtë listës së projekteve publike. Ndarje buxhetore aspak e drejt dhe është e pashpjegueshme sepse të gjithë qytetarët participojnë në buxhetin e Kosovës. Buxheti publik s’është i asnjë Qeverie apo kryeministri dhe do të duhej të shpërndahej proporcionalisht ose të paktën të merren parasysh projektet prioritare sipas nevojave të komunave”, ka thënë Nura në Frontal.
Nura duke folur për mos përfshirjen e komunës së Skenderajt fare në planifikime buxhetore, ka thënë se një gjë e tillë s’ka ndodhur në Kosovës e pasluftës, ndëkrohë ka thënë se s’dëshiron të futet në histori, meqë dihet se rajone të caktuara janë anashkaluar nga Jugosllavia e koha e Millosheviqit.
“Është e pashpjegueshme. Precedent që ka ndodhur për herë të parë që nga paslufta, nuk dua të hyjë para luftës, sepse e njohim historinë, regjione të caktuara kanë qenë të anashkaluara nga mbretëria serbo-kroate-sllovene, Jugosllavisë dhe kohës së Millosheviqit. Është e pashpjegueshme. Vërehet që ka nuanca politike, por përtej dallimeve politike, qytetarët janë taksapgues dhe shpërndarja duhet të ishte proporcionale dhe e barabartë. Është ndarje me direktiva politike”, ka potencuar ai.