Një konflikt për çështje bagëtish ka degjeneruar në kanosje serioze me armë zjarri mbrëmë në fshatin Likoc të Skenderajt.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është Bastri Veseli rreth 60-vjeçar, i cili pas një përplasjeje verbale me fqinin e tij A.H. rreth 37-vjeçar, dyshohet se e ka kërcënuar për jetë duke e sfiduar me fjalët:“Nuk ma nin për ty, i matim forcat kur të duash.”
Pas kësaj, Veseli ka repertuar një pushkë gjahu, të cilën e mbante me vete, duke krijuar situatë të rrezikshme për viktimën.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu e tipit Escort Magnum, kalibër 12mm, me 22 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për: – “Kanosje” – “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.