Vëllezërit Zgjim dhe Etnik Kryeziu nga Bubaveci i Malishevës po cilësohen si super talent në futboll.
Karrierën e filluan në një mjedis modest, ata treguan një pasion të padiskutueshëm për lojën kjo bëri që ata të shkëlqejnë edhe te klubi i vendlindjes KF Malisheva.
Zgjim, vëllai më i madh, është një lojtar me një vizion të jashtëzakonshëm dhe aftësi për të krijuar mundësi lojtarëve të tjerë.
Etniku, vëllai më i ri, është një futbollist i shkëlqyer me një instinkt të natyrshëm për të shënuar. Së bashku, ata formojnë një duet të pandashëm në fushë.
Performancat e tyre të shkëlqyer tërhoqën vëmendjen e skautëve të klubeve të ndryhsëm të futbollit. Ofertat filluan të vijnë, dhe vëllezërit Kryeziu ishin në dilemë se ku të vazhdonin karrierën e tyre, por ata vendosën që të luajnë te klubi i vendlindjes KF Malisheva.
Me shumë përpjekje dhe angazhim, vëllezërit Kryeziu bënë një rrugë të mrekullueshme në futboll. Njëkohësisht, ata mbetën të lidhur ngushtë me origjinën e tyre, duke shërbyer si inspirim për talente të tjera nga fshatrat e vogla.
Në këtë rruge drejt suksesit, ata nuk harruan premtimin e tyre për të përfaqësuar me krenari fshatin e tyre të vogël, Bubavecin.
E853F03F-A92E-472E-94A0-B280A1F7E128 CEE1F712-AA8D-4D17-A8B8-233C1F58AC31 A291FF4A-54BE-4592-81C4-9F3B3B21EF3B A291FF4A-54BE-4592-81C4-9F3B3B21EF3B C76F0728-8570-4FD7-9F12-942EF4E24414