spot_img

Njëra nga e lënduara prej shpërthimit në Kçiq ka djegie në 70 për qind të trupit – dy pacientë po trajtohen në Gjermani

spot_img
spot_img
spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Emergjencën dhe Kirurgjinë Plastike, ku ka vizituar 13 pacientët që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.

Kurti tha se u njoftua se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, e cila ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70 për qind të trupit.

“Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur një javë më parë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA