Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Skenderaj, pasi është lënduar gjatë punimeve në shtëpinë e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 6 shtator 2025, rreth orës 12:40, kur viktima, mashkull kosovar, ishte goditur në këmbë nga luga e një ekskavatori.
I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mjekët kanë konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
- Advertisement -