spot_img

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Likoc

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vdekjeje që ka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajt.

Sipas raportit zyrtar, viktima, një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit të rastit dhe në kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA