Një aksident trafiku ka ndodhur në Drenas, ku një këmbësore është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Si pasojë e goditjes, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Drenasit për trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./DrenicaOnline/
- Advertisement -





