spot_img

Një grua në Sknderaj sulmohet fizikisht nga kunati, dërgohet në strehimore, i dyshuari përfundon në mbajtje

spot_img
spot_img
spot_img

Mbrëmjen e 24 nëntorit 2025, rreth orës 21:00, në Skenderaj është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, një grua është sulmuar fizikisht nga kunati i saj.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta trupore dhe më pas është dërguar në strehimore për siguri të mëtejshme.

Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA