Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani me numër 25 në listë, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin, për pjesëmarrje në partyn duke thënë se ai është Kryeministër pa ndjeshmëri-Festë e VV-së në Gjakovë ndërsa qyteti vajton fëmijët e tij.
“Dje, Jabllanica e Gjakovës dhe e gjithë Gjakova u mbuluan nga dhimbja. Ishte një ditë zie, edhe pse e pa shpallur zyrtarisht, për tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht. Familjarët qanin humbjen e bijve të tyre, bashkëqytetarët ndanin dhimbjen, dhe e gjithë Kosova u prek nga ky tragjedi.
Por ti, kryeministër, pikërisht dje, në Gjakovë, organizove festë. Një party politike në një qytet që mbante zi për fëmijët e vet. Si mund të mos ndaleshe një moment për të reflektuar? Si mund të mos e kuptoje se kishte momente kur festa është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe e pandershme?”, ka shkruar Nimani.
Postimi i plotë: