spot_img
spot_img

Nika i PDK-së merr mbështetjen e fshatit të tij dhe përkrahjen e pakusht nga kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Lulzim Nika sot u prit në një tubim nga bashkëfshatarët e tij në Gllanasellë të Drenasit.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Kryetari i Drenasit, përkrahësi i madh i Nikës, Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë:

Gllanasella ime! Vendlindja ime!
Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer!

Sonte, bashkë me kyetarin Ramiz Lladrovci, jemi në konakun e Muhamet Lluganit, luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, bashkëvendësit tim, familja e të cilit ka dhënë shumë për çështjen kombëtare gjatë gjithë historisë, ndërsa sot djemtë e tij japin kontributin e tyre , duke mbajtur parasysh gjithnjë këshillat e babait, tashmë të ndjerë, që të punojnë në të mirë të atdheut dhe shoqërisë sonë.
Këtu jam në vendin ku me shumë heronj e dëshmorë, së bashku me ushtarët e UÇK-së, kontribuam dhe luftuam në rrugën e lirisë së Kosovës, e në mesin e tyre ishte edhe Muhamet Llugani, një ushtar i guximshëm dhe i palëkundur në idealin e lirisë së Kosovës.

Faleminderit

#LulzimNika 96✅

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA