spot_img

Nexhat Demaku nderohet me Mirënjohje për kontributin në luftën çlirimtare

spot_img
spot_img
spot_img

Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, është nderuar me Mirënjohje nga Organizatat e Dala nga Lufta në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Drenasit.

Demaku ka bërë të ditur se kjo mirënjohje vlerëson kontributin e tij të dhënë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

“Për mua, ishte nderi më i madh i jetës sime të isha krah njerëzve më të mirë të vendit në luftën për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Me këtë rast, Demaku ka shprehur respekt dhe mirënjohje për dëshmorët, veteranët dhe të gjithë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare.

“Lavdia u përket dëshmorëve! Respekt dhe nderim për të gjithë ata që luftuan dhe për secilin që ndihmoi luftën tonë të shenjtë”, është shprehur Demaku./DrenicaOnline/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA