spot_img

Nëna me djalin nga Shqipëria rrahin dhëndrin në Abri të Epërme, përfundojnë në ndalim

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje e pazakontë është shënuar paraditen e 11 gushtit në fshatin Abri e Epërme të Gllogocit, ku një burrë ka përfunduar në spital pas sulmit fizik që ka pësuar nga familja e gruas së tij.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 12:21, Policia u njoftua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas se një person po trajtohej për lëndime trupore të shkaktuara nga dy persona.

Hetimet zbuluan se viktima A. D. ishte i martuar me një shtetase të Shqipërisë, me të cilën kishte dy fëmijë.

Një ditë më parë, ai kishte marrë për vizitë në shtëpi kunatin e tij Elvis Lukra (2007) dhe nënën e tij Valentina Lukra (1976), shtetas të Shqipërisë me banim në Greqi.

Sipas dëshmisë së nënës së viktimës, mëngjesin e së hënës, rreth orës 11:00, gjatë qëndrimit në dhomën e pritjes, mysafirët e kishin sulmuar fizikisht A, duke e goditur me grushta dhe shqelma. Viktima mori trajtim në QKMF-Drenas dhe më pas u transferua në QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit u shoqëruan në Polici dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, Elvis Lukra u ndalua për 24 orë, ndërsa Valentina Lukra për 48 orë.

Rasti po hetohet për “Lëndim të lehtë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA