Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas është bërë hapja e zyrës së këshillit të pacientëve. Me themelimin e këtij këshilli, kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër ka filluar të merr formë, pasi që këshilli i pacientëve në Drenas do të ofron shërbim për ndihmën dhe zgjidhjen e problemeve të pacientëve në kujdesin shëndetësor, monitorimin dhe raportimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, vështirësitë, brengat dhe interesat e pacientëve të Komunës së Drenasit.
Këshilli i Pacientëve është një mekanizëm formal i QKMF-së për të dëgjuar zërin e pacientëve i paraparë edhe me udhëzimin administrativ 04/2020.
Postimi i plotë:
- Advertisement -